Në fund, pamjet filmike dhe fotot e shkrepura ishin ikonike. Një legjendë e madhe, por edhe vjetër si Kristiano Ronaldo, përqafohet në formë ngushëllimi me kampionin e ri, gjigandin Romelu Lukaku. Ky ishte epilogu i ndeshjes Belgjikë-Portugali (1-0) për raundin e dytë të Europianit, ndërsa CR7 u duk se e pati të pamundur të largonte nga mendja ndjenjën e dëshpërimit për një rast të madh të humbur. Pas barazimit luftarak 2-2 me Francën kampione të botës, portugezët u treguan superiorë ndaj belgëve, por defekti i tyre tradicional, gabimet para portës, i ndëshkuan. Për një 36-vjeçar si Ronaldo nuk dihet nëse do të ketë rast tjetër, edhe pse Kupa e Botës në Katar është shumë shpejt, vitin e ardhshëm.
Ai kurrë nuk do të herë dorë nga triumfet dhe nga rekordet e golave, por e ka të pamundur të ngushëllohet kur dështon. Lukaku ndërkaq është gjigandi i ri i futbollit botëror, edhe pse ka më të rinj si Mbape e Haland që synojnë fronin e me të mirit. Sulmuesi i Belgjikës do të ketë një rast tjetër, të premten në çerekfinalen ndaj Italisë, me shpresën për të qenë sërish të fortë e për të arritur gjysmëfinalen siç bënë në Kupën e Botës në Rusi në 2018. Një kalim stafete, ndonëse Ronaldo nuk do të dorëzohet derisa të ketë fuqi për të luajtur futboll.
Sfidanti.al