Sipas “Top Channel”, klubi duhet të shlyejë para datës 31 janar detyrimin që ka ndaj ish-mbrojtësit Lek Kçira. Kroati, një “fantazmë” te bardheblutë, me të cilët rezulton pjesë e ekipit fitues të kampionatin të vitit 2009, pret ende një çek prej 10 mijë eurosh nga skuadra kryeqytetase.
Nëse kjo shumë nuk do të paguhet brenda datës 31 janar, klubi do të përjashtohet nga edicioni i ardhshëm i Kupave të Europës, pasi shlyerja e detyrimeve është një nga kriteret që duhen plotësuar, pavarësisht pozicionit që Tirana do të ketë në renditje në fund të edicionit.
Sikur të mos mjaftonte kjo, UEFA ka kërkuar që për ekipet shkelëse të këtij kriteri, dënimi të vlejë dyfish, që do të shotë se bardheblutë do të dënohen edhe për edicionin pasardhës. Të gjitha këto, në pritje të ndonjë tjetër mase ndëshkimore nga FIFA, ku ish-lojtarët bardheblu vazhdojnë e dërgojnë me rregullsi kërkesat për mospërmbushje të detyrimeve financiare.