Ylli nga Sllovenia përfundoi një sezon të shkëlqyer në basketbollin amerikan dhe mori shpërblimin e merituar për këtë. Luka Donçiç u përzgjodh në formacionin e vitit në NBA, dhe pritet të përfitojë nga ana financiare. Mediat amerikane shkruajnë se Donçiç është i mundur që të marrë një nga ato që quhen “superkontrata” në NBA, po ashtu si Xhoel Embijd i Filadelfias. Kjo superkontratë pritet të jetë 200 milionë USD në 5 vjet, pra 40 milionë USD në sezon. Jo vetëm kaq, por Dallasi po mendon që t’i sigurojë sllovenit 22-vjeçar një partner të nivelit të lartë. Më herët u fol për Janis Antetokumbon, por ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë. Ndërkaq, në pesëshen e parë të NBA-së pati 3 lojtarë jo amerikanë, diçka që ngjan për herë të parë në histori. Bashkë me Donçiçin, ishin edhe Nikola Jokiç i Denverit dhe pikërisht Antetokumbo që është me origjinë afrikane dhe me nënshtetësi greke.
Sfidanti.al