A mundet Mbape të largohet nga PSG duke i paditur si “i kërcënuar”!

Këtë kanë nisur të mendojnë mediat spanjolle dhe të spekullojnë. E përditshmja “AS” shkruan se Kilian Mbape e ka shprehur qartë dëshirën për të shkuar tek Reali i Madridit, por tashmë ai po mbahet kundër dëshirës nga presidenti i Paris SG, Al Helaifi. Ky i fundit është shprehur se “dua të jem i qartë që Mbape nuk transferohet këtë verë prej nesh, dhe as nuk largohet me parametër zero vitin tjetër”. “AS” gjykon se këto fjalë mund të cilësohen kërcënim dhe detyrim, dhe se sulmuesi 22-vjeçar mund ta shfrytëzojë situatën duke shkuar në gjyqet europiane si i kërcënuar. Për këtë do t’i mjaftonte një avokat i mirë. Gjithsesi, vetë e përditshmja madrilene e kupton se kjo do të jetë e vështirë, ndërsa çështja kryesore është nëse Mbape do të vijë këtë verë tek Reali, kundrejt një pagese të madhe, apo presidenti Perez do të presë deri verën e ardhshme.

Sfidanti.al