“Modesti” Lukaku”: Kur pashë dokumentarin e Xhordanit mendova se nuk jam i vetëm!

Këtë vetëvlerësim e kanë pasur këto kohë yje si Zllatan Ibrahimoviç e Kristiano Ronaldo. Këta të dy nuk kanë lënë rast pa folur për veten, por duket se këtë “virus” e ka marrë edhe ylli i Belgjikës dhe i Interit, Romelu Lukaku. Sulmuesi që po shkëlqen në Europian dhe që ka shënuar 3 gola deri tani, deklaroi se e ndjen veten shumë të fortë. Pasi u konfliktua me fjalë, madje edhe fizikisht me Ibrën në derbin Inter-Milan për Kupën e Italisë, ai bëri një deklaratë edhe më kuptimplotë. “Jam në formën më të mirë të jetës dhe më ka ndihmuar Interim, – tha belgu, – kur pashë dokumentarin “Vallëzimi i fundit” (Last Dance) të Majkëll Xhordanit, thashë me vete “uf, nuk jam vetëm”. Ka edhe të tjerë si unë”. E pra, Lukaku nuk e ka krahasuar veten me tjetër njeri përveçse me “perëndinë” e basketbollit amerikan dhe botëror.

Sfidanti.al