A mund të ketë sherr tek Paris SG për hir të një 34-vjeçari?!

Ndoshta po e teprojmë pak, por mediat shkruajnë se presidenti Al Helaifi dhe trajneri Maurisio Poçetino kanë mendime të ndryshme. Flasim për mbrojtësin brazilian, David Luiz, i cili u largua nga Arsenali në moshën 34-vjeçare pasi i përfundoi kontrata dhe pasi londinezët nuk ia rinovuan. David Luizi nuk është se zgjoi interesimin e klubeve të mëdhenj dhe flitet se Marseja, Rena e duan në Francë, si dhe ekipe të elitës në Brazil. Al Helaifi duket se e dëshiron sërish tek Paris SG ku luajti për disa vjet (2014-2016) përpara sesa të shkonte tek Çelsi në Angli. Gjithsesi, Poçetino duket se nuk është shumë i bindur për potencialin e sotëm të qendërmbrojtësit brazilian, dhe po ashtu edhe drejtori sportiv, Leonardo.

Sfidanti.al