Imagjinoni kur Skocia përgjunjet për të ndihmuar … Anglinë!

Le ta themi që në fillim se po flasim për futbollin, dhe lojtarët që do të jenë në fushë në nisje të ndeshjes, mund të jenë shokë skuadrash ose që luajnë në të njëjtin kampionat. Flasim për sfidën e Europianit, Angli-Skoci në “Uembli”, dhe futbollistët skocezë, bashkë me trajnerët e tyre kanë vendosur që të ulen në gjunjë në lenjë solidariteti me luftën kundër racizmit, përpara vërshëllimës së parë. Federata Skoceze kishte lajmëruar se kombëtarja do ta mbante qendrimin kundër racizmit duke qendruar në këmbë, sup më sup, dhe këtë gjë do ta bëjë në dy ndeshjet e grupit që do t’i luajë në stadiumin “Hampden Park” të Gllazgout. Ndaj Anglisë në “Uembli” u vendos ndryshe, nën ndikimin e kapitenit Andi Robertson dhe trajnerit Stiv Klark, për të ndihmuar lojtarët anglezë, që u shqetësuan në ndeshjet e kaluara në Londër, pasi një pjesë e tifozëve e kundërshtuan veprimin e tyre.

Sfidanti.al