Nuk do të shkojë tek Barcelona, por as nuk do të qendrojë në Torino. Në moshën 43-vjeçare, portieri veteran dëshiron të luajë në një ekip ku të jetë numri 1, dhe jo në stol, siç i ndodhi me Juven këto kohë. Për momentin, ai nuk e ka ndarë mendjen për të ardhmen, por realizoi një darkë me presidentin Andrea Anjeli, të dy burrat ishin me gratë e tyre, dhe mediat italiane e quajtën “darka e fundit”. Bufoni nuk e ka fshehur kurrë se ka qenë i lidhur shumë me Anjelin, dhe prandaj darka ishte familjare, ku portieri kishte në krah të shoqen Ilaria D’Amiko dhe Anjeli po ashtu gruan, Deniz Akalin. Sipas revistës së përjavshme italiane, “Ki” (Chi), Bufon i dhuroi presidentit një fanelë të vetën me autograf. Kjo është lamtumira e dytë e tij nga Juventusi, pas asaj kur shkoi tek Paris SG, ndërsa me “Zonjën e Vjetër” është bashkuar në 2000 kur u transferua nga Parma.
Sfidanti.al