Manipulimet në “Rolan Garos”, kanë qenë me kohë apo kanë nisur tani?!

Një teniste ruse, Jana Sizikova, është arrestuar në kryeqytetin e Francës, ndërsa akuzohet për trukim ndeshjeje në “Rolan Garos”. Flasim një nga katër turnetë më të mëdhenj të botës, një Grand Slem, dhe që ka të ardhura të mëdha, por gjithsesi duket se shumat që vendosen nëpër baste janë edhe më të mëdha, sidomos për tenistë të caktuar. Sizikova 26-vjeçare është teniste që luan të ndeshje dyshe të femrave, dhe që ka arritur maksimumi vendin e 89-të në botë. Kjo do të thotë se ajo nuk bën ndonjë pasuri të madhe nga tenisi, ka arritur deri tani rreth 200 000 USD. Me gjasë, shumat e premtuara mund të jenë të rëndësishme, ndonëse duhet pritur hetimi për të nxjerrë përfundime. Autoritetet franceze informuan se ajo akuzohet për trukim në sezonin e kaluar në shtator, në një ndeshje dyshesh ku humbi disa herë shërbimin, dhe besohet se e ka bërë me qëllim, sepse në bastet direkt u vendosën qindra mijë euro në favor të humbjes së shërbimeve. Federata Ruse e Tenisit dhe ambasada ruse në Paris njoftuan se ishin vënë në dijeni për ngjarjen.

Sfidanti.al