Mos i thoni Ançelotit se Ronaldo ka marrë fund: Po, ka shënuar vetëm 30 gola!

E ka drejtuar dikur tek Reali kur ishte në kulmin e formës, ndërsa sot shumëkush mendon se portugezi nuk është më i pari. Ky ngacmim iu bë edhe Karlo Ançelotit, tashmë trajner i madrilenëve, ndërsa Kristiano Ronaldo ka kaluar moshën 36-vjeçare. Pra, mos vallë po i vjen fundi njërit prej fenomenëve të futbollit botëror? Përgjigja e italianit ishte vërtet inteligjente. “Ju keni të drejtë, – bëri shaka Ançeloti, – Ronaldo këtë sezon ka shënuar vetëm 30 gola. Duket se po merr fund”. Karleto e ka vlerësuar gjithnjë numrin 7 duke thënë se është kënaqësi të jesh trajner i tij, dhe se nuk është vanitoz që shikohet gjithë kohën në pasqyrë. Gjithsesi, vështirë se do ta merrte sërish tek Reali.

Sfidanti.al