Nadal vazhdon legjendën në Rolan Garos, veç 2 humbje në 17 vjet!

Do të synojë titullin e 14-të dhe është favorit për t’ia dalë. Rafael Nadal e kaloi pengesën e parë në “Rolan Garos”, edhe lehtë, edhe pak me vështirësi pasi iu deshën 2 orë e 23 minuta për të kaluar australianin me origjinë ruse, Aleksei Popirin. Pasi fitoi setet e parë 6-3 e 6-2, spanjolli pushoi paksa në të tretin dhe Popirin ishte para 5-2. Në fund, Nadali fitoi 7-6 pra me taj brejt.Nadali 34-vjeçar do të luajë në raundin e dytë ndaj francezit Rishar Gaske, ndërsa synon të thellojë rekordet e tij. Ai ka vetëm 2 humbje në 17 vjet në “Rolan Garos”.

Në 2009 u mposht 3-1 me sete nga suedezi Robin Sëderling duke luajtur dy taj-brejk, ndërsa në 2015 e eleminoi në çerekfinale rivali i tij i madh, Novak Gjokoviç 3-0 me sete (5-7, 3-6, 1-6), një nga disfatat më të rënda në karrierë. Ai ka fituar 13 herë në “Rolan Garos”, duke mos humbur asnjëherë në gjysmëfinale dhe në finale. Në katër edicione, 2008, 2010, 2017 dhe 2020, ai e fitoi Grand Slemin e Parisit pa humbur asnjë set që nga raundi i parë e deri në finale. Në 17 sezone deri tani ai ka 101 fitore që është një rekord, siç është rekord fitorja e 13 titujve në Francë, madje është rekord absolut sepse askush në tenis (Meshkuj e femra) nuk ia ka dalë në ndonjë Grand Slem. Margaret Kourt ka 11 fitore në Australian Open.

Sfidanti.al