Pa u thënë plotësisht lamtumira me Napolin, Gennaro Gattuso ulet në një pankinë të re në Serie A; atë të Fiorentinës. Presingu i vazhdueshëm i presidentit Commisso I dha frytet e tij dhe ish trajneri I Napolit tani firmosi me klubin violë një kontratë 2 vjecare me opsion edhe për një vit tjetër me një pagë rreth 2 milionë Euro në sezon. Mes garancive teknike që mori Gattuso ishte ajo për investime në skuadër dhe qëndrimi i Vlahovic
Gattuso ka qenë gjithnjë zgjedhja e parë e Rocco Commisso me klubin violë që pasi dështoi në tentativë, nisi një tjetër me Paulo Fonsecan. Por tani scenari ndryshoi totalisht dhe duke shfrytëzuar edhe tentativën e Lazios, Fiorentina vendosi të përshpejtojë hapat për cështjen e trajnerit duke zgjedhur pikërisht Gattuson
Sfidanti.al