Man. Junajtid mund të marrë 105 milionë euro nga Europa

Ishte në Champions dhe më pas zbriti “një kategori më poshtë”, por sërish fitimet i ka të mëdha. Mançester Junajtidi pritet të marrë të ardhura të larta nëse fiton edhe finalen e Ligës së Europës ndaj Vijarrealit. Sipas mediave britanike, këto fitime do të arrinin në 90 milionë paundë stërlina, që do të thotë rreth 105 milionë euro dhe do ta ndihmonin shumë trajnerin Ole Gunar Solskjer për të bërë blerjet që dëshiron gjatë verës. Vetë lojtarët do të ndanin një shpërblim prej 4 milionë paundësh stërlina. Nuk dihet se çfarë lojtarësh do të kërkojë Solskjeri, por flitet për Sançon, Kristiano Ronaldon, apo ndoshta për Halandin e Harri Kejnin, ndërsa nuk dihet fati i Pol Pogbasë. Gjithashtu, Junajtidi është gati t’i japë kontratë të re mesfushorit portugez, Bruno Fernandes, me vlerë 200 000 paundë stërlina në javë.

Sfidanti.al