Raporti i UEFA: Klubet humbën 9 mld Euro nga pandemia coronavirus

UEFA publikoi edicionin e 12 të ‘The European Club Footballing Landscape’,  raporti vjetor krahasues për futbollin evropian. Ashtu sic cdo vit tjetër, qeveria e futbollit evropian shpjegon në mënyrë të zgjeruar dhe të saktë panoramën financiare të futbollit në Kontinentin e Vjetër. Por ky edicion përfaqëson provimin e parë të zbulimit sesi pandemia e goditi futbollin evropian. Raporti evidentopi se klubet në të gjitha nivelet në Evropë kanë humbur në total 9 miliardë Euro të ardhura në vitet financiare 2019/2020 dhe 2020/21

‘Në relacionin e vitit të kaluar kisha thënë se futbolli evropian ishte i fortë, i bashkuar dhe gati për sfida të reja-tha presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin-por askush nuk mund të parashikonte se do të duhej të përballeshim me sfidën më të madhe të kohëve moderne në sport dhe shoqërinë tonë. Gjithsesi, fale edhe një dekade me Fair Play Financiar, vështirë se futbolli evropian do të ishte gjendur në një situatë më të mirë financiare’.

Sfidanti.al