Kolumbia mbetet pa Kupën e Amerikës së Jugut!

Autoritetet vendase kishin kërkuar që të kishte shtyrje të turneut të futbollit më të rëndësishëm të ekipeve kombëtare të kontinentit, por federata nuk pranoi. KONMEBOL iu përgjigj kërkesës së qeverisë kolumbiane se nuk janë mundësitë për të bërë një shtyrje të tillë për shkak të ndërthurjes së kalendareve të aktiviteteve të tjera të futbollit, ndërsa tani do të duhet të gjendet një vend tjetër organizator të Kupën e Amerikës. “Për arsye të kalendarit ndërkombëtar të garave, dhe të problemeve logjistike është e pamundur që turneu të shtyhet për në nëntor”, – shkruhet në përgjigje. Presidenti i Kolumbisë, Ivan Duke dhe presidenti i Federatës Kolumbiane të Futbollit, Ramon Hesurun bënë gjithçka për të mos e humbur Kupën, por nuk ia dolën. Me gjasë, turneu do të mbahet në Argjentinë ose në ndonjë vend tjetër në periudhën nga 13 qershor deri në 10 korrik.

Sfidanti.al