Dele Alli harron Ruby Mae, pikaset duke u puthur me vajzën e Pep Guardiolës

Dele Alli nuk po kalon momentin më të mirë në fushat e lojës  dhe këte sezon ka shënuar 3 gola dhe ka shënë 4 assister në 22 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ndërsa Tottenhami I tij është në vendin e 7 në klasifikimin e Premier League. Por mesfushori edhe në jetën private ka pasur momente jo të mira që kanë lidhje me ndarjen e tij në muajin shkurt nga modelja Ruby Mae për faj të ‘Fortnite’

Por duket se zemra e futbollistit është shëruar dhe ka gjetur një dashuri të re dhe ajo që ia ka fituar është  pikërisht Maria Guardiola, vajza e trajnerit të Manchester City, pep Guardiola. Dy të rinjtë 25 dhe 20 vjec janë fotografuar nga aparatet e The Sun në barin Cloud 9 në Londër. Dele Alli dhe Maria janë parë në një stol të përqafuar dhe duke u puthur dhe mësohet se ata janë njohur me njëri-tjetrin në muajin prill

Një person që ishte pranë tyre tha për tabloidin e njohur britanik se Dele Alli dhe Maria nuk dukeshin aspak të shqetësuar dhe nuk u bëhej vonë se kush i shihte duke u puthur. Por pavarësisht kësaj, Maria Guardiola mësohet se u ka treguar miqve të saj për takimin me Dele Allin duke shtuar se janë ‘vetëm miq’.

Maria Guardiola është fëmija i parë i trajnerit Pep Guardiola dhe bashkëshortes së tij Cristina Serra. Pas saj ka lindur djali Marius 18 vjec dhe vajza tjetër Valentina 13 vjec, të cilët janë parë në disa prej festimeve të Pep Guardiolës me Manchester City.

Sfidanti.al