Një ekip që mposht Realin e Madridit, mund t’ia dalë ndaj kujtdo dhe ja që Pep Guardiola e të besuarit e tij e kanë gjetur një rival. Çelsi triumfoi me përmbysje në stadiumin “Etihad” ndaj kampionëve të Anglisë (pritet zyrtarizimi), dhe trajneri Tomas Tuhel po ecën në gjurmët e Zhoze Murinjos, edhe pse është më simpatik. Tekniku gjerman i ka dhënë një forcë kaq të madhe taktike dhe psikologjike lojtarëve të tij saqë ata nuk e kanë problem nëse luajnë në stadiumin e Madridit, të Sitit apo të Liverpulit, por vetëm fitojnë ose kanë sukses.
U duk se do të shkonte ndryshe kur Rahim Stërling kaloi në epërsi vendasit, që gjithashtu kanë qenë në formë të madhe dhe që eleminuan Mançester Sitin në gjysmëfinalen e Championsit, për të krijuar një finale pikërisht me Çelsin. Jo vetëm kaq, por menjëherë pas golit të Stërlingut, Kun Aguero pati mundësi për të dytin pasi gjuajti një penallti, por dështoi në provën e tij “Panenka”. Hakim Zijeç në 63’ dhe Markos Alonso në 90’+2 realizuan përmbysjen dhe thuajse ia siguruan Çelsit kualifikimin për në Champions sezonin e ardhshëm me rrugën e Premier Ligës. Siti gjithsesi do të dalë kampion, dhe mendjen e ka tek finalja e Championsit.
Sfidanti.al