Nuk ka si shtëpia, Ramosi më mirë ul rrogën se të ikë nga Reali

Klubi nuk është se nuk e dëshiron, por ka ngurrime për moshën, dëmtimet dhe shpenzimet financiare. Futbolli i sotëm i klubeve është shumë biznes dhe shumë sport, ndaj edhe presidenti i Realit, Florentino Perez, është përpjekur ta bindë kapitenin Sergio Ramos që të qendrojë në Madrid me ulje rroge. Paga e tij prej 15 milionë eurosh në sezon është tepër e lartë për moshën 35-vjeçare dhe për mungesat e mëdha në fushën e lojës për shkak të problemeve fizike. Me këtë nivel rroge, Perez është gati të japë 1 vit kontratë, por Ramosi dëshiron të qendrojë dy vjet në Madrid, pra deri në moshën 37 vjeçare. Duke kuptuar situatën e vështirë të krijuar edhe nga Kovidi, qendërmbrojtësi është gati të pranojë ulje rroge vetëm e vetëm që të mbetet në ekipin e tij të dytë të karrierës, dhe më të rëndësishmin.

Sfidanti.al