Verneri është rekordmen me 23 raste të pastër të humbur, por Tuheli i beson!

Një trajneri tepër inteligjent mund ta kuptojë shumë mirë një futbollist dhe ai i Çelsit padyshim që ia arrin ta bëjë. Është e vërtetë që Timo Verner është rekordmeni i këtij sezoni mes gjithë lojtarëve të Premier Ligës angleze, për rastet e humbura, por kjo nuk ia zbeh besimin Tomas Tuhelit tek ai. Gjermani i stolit e ka njohur më së miri gjermanin e sulmit dhe nuk besohet se i ka quajtur para të hedhura në kosh ato 60 milionë euro të shpenzuara nga Çelsi për ta marrë Vernerin nga Lajpcigu. Natyrisht, edicioni i parë ka qenë negativ, tepër i vështirë, dhe sulmuesi ka shënuar vetëm 11 gola në 44 ndeshje për Blutë e Londrës. Ai ka humbur 23 raste të pastër, më shumë se të gjithë në Angli, duke lënë pas Mohamed Salahun, por që ka shënuar më shumë se ai, ashtu siç ka bërë edhe Harri Kejn. Gjithsesi, Verneri është ai që ka rekordin e Bundesligës për golat jashtë fushe dhe Tuhel pret që ai ta tregojë veten.

Sfidanti.al