Donçiç thellon rekordin ndaj Hardenit, Dallas pranë plej ofit

Kur ylli i ri nga Sllovenia luan kështu, është e vështirë që Maveriksët të ndalen. Ende nuk mund të thuhet se ai do të konkurrojë pa problem për të qenë lojtari më i mirë i sezonit apo që Dallasi të luftojë për titullin, por gjithsesi forma e tij është e shkëlqyer dhe skuadra po përmirësohet bashkë me të. Ndaj Golden Stejtit, Donçiç shënoi 39 pikë, pati 6 topa në tabela, 8 asistë dhe 2 vjedhje topi, ndërsa thelloi rekordin në NBA për tripikëshat e shënuar në një muaj të vetëm. Rekordin e kishte Xhejms Harden me 82 në nëntor 2019, por Luka ka arritur në 90. Ai fitoi duelin me Stefën Kërrin që shënoi 27 pikë, ndërsa Dallasi fitoi ndaj Golden Stejtit 133-103. Skuadra nga Teksasi është në vendin e 6-të në Konferencën Perëndimore me 34 fitore e 27 humbje, duke mos qenë larg vendit të katërt që mbahet nga Lejkërsat. Donçiç është shënuesi i tretë më i mirë i sezonit në NBA me 28.6 pikë për ndeshje, i lënë pas vetëm nga Bredli Bil me 31.4 dhe Stefën Kërri me 31.2.

Sfidanti.al