Nga titulli i Uzunit tek ngjitja në elitë e Bajramit, Bares, Manajt e Lenjanit!

Një sezon shumë i mirë për disa prej tyre. Futbollistët shqiptarë kanë prekur trofe dhe po synojnë elitën, ndërsa viti sportiv po i afrohet fundi. Më i suksesshmi, padyshim Myrto Uzuni, që u shpall kampion në Hungari. Sulmuesi i kombëtares fitoi titullin në Superligë me Ferencvaroshin, ndërsa me 12 gola e 6 asistë në 26 ndeshje, ai bëri një paraqitje vërtet e shkëlqyer në sezonin e tij të parë në elitën e futbollit hungarez.

Nedim Bajrami, ndërkaq, është pranë titullit në Serinë B italiane me Empolin, që është në vendin e parë me 67 pikë në 34 javë kampionat, duke lënë 6 pikë prapa Leçen. Mesfushori, kandidat për kombëtaren shqiptare, ka shënuar 4 gola e ka shërbyer 8 asistë në 32 ndeshje në të cilat ka qenë në fushë.

Keidi Bare, pranë titullit në ligën e dytë spanjolle me Espanjolin. Mesfushori shqiptar ka luajtur në 23 ndeshje duke dhënë një asist, e duke qenë i përhershëm në fushë.  Espanjoli është në vendin e parë në renditje me 74 pikë në 36 javë, 6 pikë para Majorkës. Rej Manaj është pranë ligës së dytë me Barcelonën B. Sulmuesi i kombëtares ka qenë tepër i rëndësishëm me 2 gola në 4 ndeshje tani në plej of, dhe në total me 10 gola në 19 ndeshje. Ermir Lenjani pranë titullit në ligën e dytë në Zvicër me Grashopersin, me 1 gol, 1 asist në 27 ndeshje.  Grashopersi mban vendin e parë në Challenge League me 61 pikë në 31 javë, duke lënë 7 pikë prapa Tunin.

Shpresa të mëdha për t’u ngjitur në elitë me ekipet e tyre, ose duke ndërruar ekip kanë edhe Rroca, Abazaj e Selmani në Turqi, Etrit Berisha, Dermaku apo Veseli në Itali apo Mavraj e Gjasula në Gjermani.

Sfidanti.al