Turp në rrjetet sociale, fyerje të rënda për Pirlon dhe të birin

Sezoni i vështirë i Juventusit ka vënë në qendër të kritikave Andrea Pirlon për shkak të rezultateve që nuk I respektojnë pritshmëritë. Tifozët janë të tërbuar, por ai që po e paguan shtrenjtë këtë situatë është edhe djali 17 vjecar i trajnerit të bardhezinjve, Niccolo Pirlo që në rrjetet sociale denoncoi abuzimin e radhës verbal.

‘Kufiri është kaluar-postonte në rrjetet sociale Niccolo Pirlo që më pas publikoi edhe një screenshot të tekstit të turpshëm ku shkruhej: ‘Duhet të vdesësh bashkë me babain tënd’

Faji i Niccolo për këtë mesazh shumë të rëndë dhe fyerje të tjera të përditshme që janë denoncuar nga vetë 17 vjecari, është se është djali i Andrea Pirlon, një trajner që mund të mos ketë pëlqimin e të gjithëve

‘Unë nuk jam një person që gjykoj-tha Niccolo-cdo kush ka të drejtë të thotë atë që dëshiron. Unë jam 17 vjec dhe cdo ditë marrë mesazhe të tilla. Prindërit e mi më kanë mësuar të kem idetë e mia e sidomos të dëgjoj ato të të tjerëve, por besoj se cdo gjë e ka një kufi dhe prej kohësh ky kufi është kaluar. Vëreni veten në vendin tim’

Sfidanti.al