Juventusi, i qartë për Pirlon: Kualifikohu në Champions dhe qendro

Klubi nuk ka ndërmend të lerë asgjë në ajër për të ardhmen, të paktën për stolin. Andrea Pirlo do të ruajë postin e tij tek Juventusi vetëm nëse arrin ta udhëheqë ekipin drejt kualifikimit në Champions. Këto kanë qenë fjalët e drejtuesit juventin, Paratiçi, i cili theksoi se “Pirlo qendron nëse do të jemi në Champions, nuk kemi plan B deri tani”. Gjithsesi, “Plani B” padyshim që ekziston edhe pse Juvja nuk e bën të ditur. Thjesht nuk ka informacione lidhur me emrin që mund të zëvendësojë Pirlon, në rast dështimi për në Champions, edhe pse në Torino ëndërrojnë për Zinedin Zidanin.

Sfidanti.al