Në “Piaca Duomo” e kanë humbur durimin dhe duan një përgjigje. Drejtuesit e Milanit dëshirojnë të jenë të qartë për të ardhmen e Xhixho Donarumës, ndaj edhe presin që portieri të japë përgjigje për pak ditë. Raportet nga Italia janë që klubi lombard i jep numrit 1 7.8 milionë euro në sezon, një rritje në krahasim me kontratën e mëparshme, por agjenti i tij, Mino Raiola, kërkon më shumë. Donaruma do të kënaqej me 12 milionë euro në sezon, diçka që nuk dihet nëse Milani do të jetë në gjendje që ta bëjë, apo do të ketë dëshirë që ta bëjë. Portieri 22-vjeçar ka luajtur 250 ndeshje me fanelën kuqezi, ndërsa admiruesit nuk i mungojnë në Itali e jashtë saj, mbi të gjithë Juventusi, por edhe klube angleze.
Sfidanti.al