Red Bulli i bën një “gol” Mercedesit, i merr një shef inxhinierësh

Quhet Ben Hoxhkinson, është anglez, dhe ka punuar për 20 vjet në skuadrën gjermane dhe me kompaninë gjermane, në departamentin e motorëve. Ai ka një përvojë të madhe si shef i inxhinierëve të Mercedesit, por që nga viti 2022 do të jetë tek Red Bulli. Skuadra austriake e Formula 1 dëshiron të konkurrojë denjësisht me gjermanët dhe ka bindur Hoxhkinsonin që të ndërrojë “fanelë”. Inxhinieri anglez do të mbetet në vendin e tij pasi Red Bulli do të ndërtojë një qendër të departamentit të motorëve në Milton Kejns (Angli), fare pranë fabrikës së Mercedesit në Briksuorth.

Sfidanti.al