Sezoni i Superligës Europiane: Gusht-maj, dy grupe nga 10 skuadra

Krijuesit e strukturës së re të futbollit të klubeve, që ende mbetet të shihet se kur mund të fillojë, kanë treguar edhe mënyrën sesi ajo do të zhvillohet. Planet janë për të krijuar një Superligë Europiane me 20 skuadra, të ndara në dy grupe me nga 10. Ekipet do të luanin në formë kampionati, me ndeshje vajtje-ardhje, pra me 18 javë gjithsej, më pas, 3 skuadrat e para të secilit grup do të kalonin në çerekfinale, ndërsa ekipet e vendeve 4 dhe 5 të secilit grup do të luajnë një plej of me nga dy ndeshje për të përcaktuar dy vendet e tjera për në çerekfinale. Në raundet më pas do të luhet formula tipike me eleminim direkt, ndërsa finalja do të jetë me një ndeshje. Në tërësi, për çdo ekip do të ketë nga 23 deri në 25 ndeshje. Sezoni pritet të nisë në gusht dhe të përfundojë në majin e vitit pasardhës.

Sfidanti.al