Harri Kejn shënon dy gola e dëmtohet, mbetet apo ikën nga Totenhemi?

Lionel Mesi ka 23 gola këtë kampionat me Barcelonën, Kristiano Ronaldo ka arritur në 25 në Itali, ndërsa Robert Levandovski mbetet i paprekshëm në Bundesligë me . Gjithsesi, Harri Kejn është ndër “brilantët” e Europës pasi është barazuar me 21 golat e Kilian Mbapesë, ndonëse francezi ende nuk ka luajtur këtë fundjavë. Kapiteni i Anglisë shënoi dy herë për Totenhemin në barazimin 2-2 në Premier Ligë në fushën e Evertonit, duke u shkëputur me 2 gola nga Mohamed Salah i Liverpulit. Gjithsesi, përtej klasit dhe dy golave, Kejn shkaktoi një shqetësim të madh sepse doli nga fusha e lojës në “Gudison Park” i dëmtuar. Ai pati probleme me kaviljen dhe i kërkoi trajnerit Murinjo zëvendësim duke i thënë “ajo iku, më ndërro”. Kjo, në minutën e 93-të, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes, sulmuesi doli nga stadiumi duke tundur kokën, shenjë jo e mirë për vazhdimësinë tek Totenhemi, sipas BBC-së. Barazimi 2-2 nuk i bëri punë asnjërës skuadër kur vjen puna për pretendimet për në Champions, sepse Totenhemi ka 50 pikë në 32 ndeshje në vend të 7-të, ndërsa Evertoni ka 49 pikë në 31 ndeshje në vend të 8-të.

Sfidanti.al