Shpesh është folur për ngjarje të qindvjeçarit, në sport, kulturë, politikë apo shkencë. Le të japim lajmin e gëzueshëm se një martesë e shekullit ka ndodhur në futboll, por jo në atë që luhet, veçse në atë që arbitron. Dy emra të shquar të gjykimit, Bibiana Shtajnhauz dhe Hauard Ueb u martuan muajin e kaluar, në një ceremoni private, që u bë edhe më shumë e tillë për shkak të pandemisë. Arbitrja gjermane dhe “bilbili” anglez ishin të lidhur prej disa kohësh, ndërsa vendosën të celebroheshin më në fund. Hauard Uebi kishte një martesë në të kaluarën, por ajo u shkatërrua sepse gruaja e akuzoi se ishte i martuar më shumë me futbollin sesa me të. Në rastin e Bibit nuk do të jetë kështu, sepse futbolli nuk është kurrë larg nga martesa e tyre. Shtajnhauz, 42-vjeçare, u bë e para arbitre femër në Bundesligë. Ueb është 49 vjeç dhe ka qenë një nga gjyqtarët të mirë të FIFA-s vitet e fundit.
Sfidanti.al