Autoritetet baske nuk do të lehtësojnë kushtet e vendosura që ndeshjet e Evropianit në San Mames të zhvillohen me publik. Ai që e konfirmoi ishte një per drejtuesve në qeverinë e rajonit bask, Inigo Urkullu në një intervitë për Radio Euskadi ku konfirmoi dëshirën e tij për të parë Euro 2020 në San Mames, por kushtet e vendosura nga autoritetet shëndetësore mbeten në fuqi dhe nuk do të ketë lehtësime të kritereve
Mes kritereve të përcaktuara është ajo e vaksinimit të 60% të popullsisë në rajonin bask dhe pjesës tjetër të Spanjës deri në 14 qershor ose të mos kalohet kufiri 2% I dhomave të terapisë intensive të zëna nga pacientët me Covid për në datat e ndeshjeve, objektiva që Federata Spanjolle e Futbollit I konsideroi të pamundura për t’u arritur
Në një situatë të tillë, UEFA do të vendosë të hënën në 19 prill nëse do të konfirmojë Bilbaon si një prej qyteteve pritëse të Euro 2020 apo jo, ndërkohë që Urkullu tha se polemika për praninë apo jo të publikut në stadium është një interes politik.
Sfidanti.al