Një bëmë që rrezikon t’i kushtojë Leicesterit një vend në zonën Champions. Skuadra e Dhelprave në fakt humbi 3-2 ndaj West Hamit në ndeshjen direkte ku trajneri Brendan Rogers hoqi dorë nga aktivizimi i Hamza Choudhury, James Maddison dhe Ayoze Perez, fajtorë për pjesëmarrjen e tyre në një festë duke thyer normat anticovid. ‘Kush gabon është jashtë skuadre-ishte shprehur trajneri anglez-duhet të transmetojmë vlera pozitive dhe të japim sinjale në këtë drejtim; nëse nuk jepen ndëshkime, të rinjtë nuk do të mësojnë kurrë. Të përgatisim ndeshjet në një mënyrë të caktuar, kam në dispozicion djem të mirë, por kush nuk respekton protokollin është jashtë’.
Ai që tregon si kanë rrjedhur ngjarjet është tabloidi ‘The Sun’ sipas të cilit në javën që I paraprinte ndeshjes me Hammers, 3 këta futbollistë por edhe Harvey Barnes që ishte i skualifikuar për ndeshjen e së dielës, morën pjesë në një festë të organizuar nga Perez bashkë me 20 persona të tjerë.
Në mes të mbrëmjes, Rodgers u dërgoi një mesazh lojtarëve për t’u thënë të linin festën se po vinte policia. Të ftuarit e tjera shkuan në banesën e Choudhury për të vijuar festën, ndërsa lojtarët e tjerë të Leicester qëndruan në errësirë në banesën e Perez. Kur polici, e njoftuar nga fqinjët mbërriti në vend, panë banesën në qetësi dhe errësirë dhe vendosi të mos ndërhyjë, ndërsa futbollistët mbetën jashtë skuadre për mosrespektim i protokollit anticovid dhe do të kthehen në dispozicion të Rodgers në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Anglisë ndaj Southampton që do të luhet të dielën.
Sfidanti.al