Katër vende të botës nuk e transmetojnë direkt El Klasikon!

Përballja Real Madrid-Barcelona vlerësohet si më e madhja në futbollin në rruzull, dhe ajo ndiqet kudo. Që nga Kina, SHBA, pjesa tjetër e Azisë, Afrika apo Amerika e Jugut, El Klasiko mban “kreun e vendit” kur ka ditën për t’u luajtur. Gjithsesi, siç njoftojnë mediat spanjolle, ka katër vende të botës nuk do ta transmetojnë direkt duelin që luhet në “Alfredo Di Stefano”. Këto vende janë Koreja e Veriut, Mongolia, Guinea e Re, por edhe Malta. Nuk ka shumë sqarime se përse këto shtete nuk e japin, dhe nuk besohet se ka shumë lidhje me bojkotin e futbollit, por me ndonjë arsye tjetër.

Sfidanti.al