Dicka e paprogramuar ndodhi në Granada gjatë pjesës së parë të ndeshjes së parë cerekfinale të Europa League mes skuadrës spanjolle dhe Manchester United. Një mashkull, krejtësisht i zhveshur arriti të evitoje survejimin dhe të hyjë duke vrapuar në fushë ku u shtri dhe u rrotullua në tokë duke bërë që ndeshja të pezullohet për një kohë të shkurtër. Personi që pushtoi fushën e lojës u ndalua nga punonjësit e sigurisë dhe u largua nga stadiumi
Sfidanti.al