Në elitë i kemi disa lojtarë, por priten edhe të tjerë. Të tillë si Eduart Rroca dhe Gentian Selmani pritet që sezonin e ardhshëm të jenë në Superligën e Turqisë, pasi po spikasin si pak të tjerë këtë edicion. Mesfushori i Istanbulsporit ka qenë më i miri në Ligën e Parë duke shënuar 7 gola e duke shërbyer 12 asiste për gol në 23 ndeshje gjithsej. Ai ka bindur që në vitin e parë në futbollin turk dhe ka qenë nën vëmendjen e menaxherëve të shumtë, ndaj është e sigurt që në 2021-2022 do ta shohim në një ekip të elitës. Në një ekip me Rrocën janë edhe Valon Ethemi e Kristal Abazaj që gjithashtu kanë luajtur mirë.
Gentian Selmani ka qenë gjithashtu në nivel shumë të lartë. Portieri i thirrur së fundmi edhe në kombëtare ka qenë një nga më të mirët për Bolusporin, duke ndihmuar ekipin e tij që të ketë një sezon thuajse me siguri të plotë në Ligën e Parë. Ai ka pritur edhe penallti, ndërsa ka bërë shumë ndërhyrje të rëndësishme, duke e veçuar si një nga portierët më të mirë të kësaj kategorie. Edhe Selmani është ndjekur nga agjentë e menaxherë dhe fati i tij duket i vendosur. Portieri dhe Rroca pritet të bashkohen me shqiptarë të tjerë si Sokol Cikalleshi apo Endri Çekiçi.
Sfidanti.al