‘Edhe një herë tjetër po diskutojmë me shumë trishtim për episodet raciste një ditë pas një ndeshjeje futbolli. Është e papranueshme dhe duhet të përfundojë’. Kështu nis një letër e Liverpool që kërkon masa më të forta për të mposhtur fyerjet raciste në rrjetet sociale pasi së fundmi viktimë e tyre u bënë Trent Alexander Arnold dhe Naby Keita.
‘FC Liverpool dënon të gjitha format e diskriminimit dhe vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë nëpërmjet nismës ‘Red Together’-theksohet në këtë komunikatë të klubit anglez-si klub do t’u ofrojmë lojtarëve tanë të gjithë mbështetjen për të cilën do të kenë nevojë. Për më tepër do të bashkëpunojmë me autoritetet kompetente për të identifikuar dhe nëse do të jetë e mundur për të kapur përgjegjësit. E dimë që kjo nuk do të jetë e mjaftueshme përsa kohë që platformat e mediave sociale dhe organizmat rregullatorë nuk do të marrin masat më të forta të mundshme. Nuk mund të lejojmë që kjo situatë të vazhdojë dhe na takon të gjithëve ne që kjo të mos ndodhë’.
Sfidanti.al