Flasim për kategorinë e dytë, por virusi nuk pyet dhe nesër mund të ndodhë në Bundesligë. Për momentin, është Karlsruhe që detyrohet të izolohet për 14 ditë. Skuadra e Bundesligës së dytë luajti dy ndeshje së fundmi duke pasur 2 persona pozitivë, në barazimin 2-2 në Paderborn dhe në humbjen 0-1 në Osnabryk. Gjithsesi, klubi njofton se një tjetër rast pozitiv është konfirmuar (një lojtar) dhe pas kësaj do të ketë karantinë të plotë për 2 javë. Padyshim që kjo do të ndikojë në sezonin e KSC-së. Tre ndeshje do të luhen në një kohë tjetër dhe pikërisht në Dyseldorf të shtunën që vjen, ndaj Ercgebirges së Aues në shtëpi në 17 prill dhe në fushën e Hamburgut në 20 prill.
Sfidanti.al