Juventus, Bernardeschi me Covid, shërohet Demiral, doli negativ

Bernardeschi është pozitiv me Covid 19, ndërsa Demiral u shërua dhe doli negativ në testin me tampon dhe është në dispozicion të trajnerit Pirlo. Mesfushori i përfaqësueses italiane është asimptomatik dhe në izolim dhe ai u prek nga coronavirusi gjatë grumbullimit të Të Kaltërve sic ndodhi edhe me Bonuccin e lojtarë të tjerë si Cragno I Cagliarit e Verratti i PSG.

Përsa i përket mbrojtësit turk, është shëruar dhe sipas komunikatës së vetë klubit, ai do t’I bashkohert skuadrës këtë të mërkurë për sfidën me Napolin. Bernardeschi është rasti më i fundit me Covid 19 në vatrën që shpërtheu te përfaqësuesja italiane; në total janë 15 raste nga të cilët 7 janë futbollistë. Bernardeschi është në izolim dhe Juventus ka nisur të gjitha procedurat

Sfidanti.al