Koeman dhe merkatoja: Kemi folur për blerjet e reja, por vendos Laporta

‘E shfrytëzuam  momentin e pauzës së ndeshjeve të kombëtare për t’u takuar me presidentin dhe stafin e tij, për të folur për këtë sezon dhe atë pasardhës, për atë që mund të jetë e rëndësishme për të ardhmen’-Kështu u shpreh trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman në prag të ndeshjes së kampionatit me Valladolid në Camp Nou

Përsa i përket mundësisë që ka Barcelona për të blerë ndonjë yll futbolli në merkaton e transferimeve Koeman tha se nuk e di dicka të tillë.

‘Nuk e di nëse do të jetë e mundur apo jo blerja e një futbollisti të rëndësishëm-shtoi trajneri holandez-folëm për blerjet e reja, por është presidenti ai që vendos sepse është në dijeni të situatës financiare të klubit. Nuk jam unë ai që duhet të them këtë’.

Sfidanti.al