Një episod i ri racizmi shfaqet në futbollin evropian dhe këtë radhe gjithcka ndodh në futbollin spanjoll pikërisht në ndeshjen e La Liga mes Cadiz dhe Valencias që u ndërpre kur rezultati ishte 1-1. Futbollistët e skuadrës mike në fakt braktisën fushën e lojës pasi Cala, autori I golit të avantazhit të përkohshëm të Cadiz ka thënë fjalë fyese me shumë mundësi racizmi në drejtim të qendërmbrojtësit të Valencias, Diakhaby.
Mes dy futbollistëve pati përplasje dhe Valencia vendosi të braktisë fushën e lojës në shenjë solidaritetin me Diakhaby. Skuadra valenciane u rikthye në fushën e lojës pas 10 minutash, por pa Diakhaby që u zëvendësua nga trajneri i Valencias
Sfidanti.al