Kohët kur oshëtinte duken kaq të largëta, saqë frika është që nuk do të kthehen. Le ta largojmë këtë shqetësim sepse në Angli është marrë vendimi për të kthyer publikun nëpër stadiume. Totenhem Hotspur njofton se në finalen e Kupës së Ligës që do të luhet ndaj Mançester Sitit në 25 prill, do të lejohen 8 000 tifozë në “Uembli” të Londrës, ndonëse dy klubet finalistë do të kenë të drejtë për pak bileta. Pjesa tjetër do të jetë nga personeli mjekësor dhe banorë të zonës.
Fillimisht, njerëzit do të jenë nëpër impiantet e futbollit në njërën nga gjysmëfinalet e Kupës së Anglisë që do të luhet në 18 prill, gjithashtu në “Uembli”, siç është tradita. Këtë fat do ta ketë sfida Leister-Sauthempton, ndërsa jo ajo Çelsi-Mançester Siti në 17 prill, ndërsa në stadium do të jenë 4 000 persona. Numri më i madh i publikut në “Uembli” është parashikuar për në 15 maj, në finalen e Kupës së Anglisë. Atë pasdite në impiantin legjendar të Londrës do të jenë të pranishëm 21 000 tifozë.
Federata Angleze e Futbollit dhe autoritetet shtetërore kanë vendosur që këto ndeshje të jenë si projekt-pilot për të realizuar një kthim të përkrahësve nëpër ndeshje në mënyrë të plotë sezonin e ardhshëm, ndërsa epidemia e koronavirusit po vendoset nën kontroll me anë të vaksinimeve.
Sfidanti.al