Gabimi i sulmuesit të Çelsit u bë lajm i mbrëmjes së fundit të ndeshjeve eleminatore të Botërorit, dhe në Maqedoninë e Veriut kanë menduar edhe një shaka. Një gazetë e Shkupit vendosi t’i “jepte” Timo Vernerit nënshtetësinë maqedonase (në këtë rast, kartën e identitetit, por padyshim edhe pasaportën) sepse gabimi i tij ndihmoi ekipin e kapitenit Goran Pandev që të fitonte 2-1 në Duisburg ndaj Gjermanisë. Verner mori një top nga Ilkai Gyndogan dhe u ndodh vetëm me portierin mik, veçse gaboi në mënyrë qesharake. “Timo, faleminderit që bëre gjithçka për të na ndihmuar”, – shkruajtën mediat maqedonase .
Sfidanti.al