Serbi, shiriti i kapitenit të Ronaldos del në ankand për bamirësi

Do të shitet në një ankand bamirësie shiriti i kapitenit që Cristiano Ronaldo hodhi në tokë në ndeshjen e së shtunës në Beograd në shenjë proteste për golin që nuk iu akordua në minutën e fundit në ndeshjen Serbi-Portugali. Të ardhurat që do të sigurohen do të shkojnë për të financuar kurat tejmase të kushtueshme për të cilat ka nevojë një fëmijë 6 muajsh i sëmurë rëndë. Sipas agjencisë së lajmeve Tanjug, shiriti i kapitenit u gjet nga një prej punonjësve të sigurisë në stadiumin Rajko Mitic në Beograd dhe ky i fundit vendosi ta japë në shitje për bamirësi

Sfidanti.al