E bujshme nga media turke: Fenerbahçe ka marrë Sarrin

‘Arrihet akordi mes Maurizio Sarrit dhe presidentit Ali Koc; italiani do të jetë trajneri i ri i Fenerbahcesë’. Bomba mediatike lëshohet nga Turqia, pikërisht nga e përditshmja ‘Ajansspor’ që tregon për takimin mes drejtuesve të Fenerbahçes dhe trajnerit toskan që është ende në kontratë me Juventusin

Fenerbahce që në Super Ligën Turke është në vendin e tretë të klasifikimit me 59 pikë, 2 pikë larg zonës Champions dhe 5 pikë pas kryesuesve të Besiktasit me këtë të fundit që ka një ndeshje më pak, do të donte te përballonte sezonin e ardhshëm me një trajner me famë dhe Sarri, kampion I Italisë me Juventusin dhe fitues i Europa League me Chelsea duket se ka profilin e kërkuar nga drejtuesit e Fenerbahces.

Por emri i Sarrit po lakohet edhe në Itali me Fiorentinën e Napolin që kanë shfaqur interesin më të madh për të.Edhe Roma e ka në vëmendjen e saj Sarrin që e sheh si alternativë të Massimiliano Allegrit.

Sfidanti.al