Nejmar ka shanset e fundit të jetë pasardhës i Mesit dhe CR7-ës!

Që në 2013 cilësohej si trashëgimtari i dy të mëdhenjve, dhe shkëlqeu fort tek Barcelona kur fitoi Championsin në 2015, në krah të Mesit e Suarezit. Atë vit, Nejmar doli i treti në Topin e Artë pas Leos e Ronaldos, dhe u duk i predestinuar për t’i kaluar. Kanë rrjedhur më shumë se 5 vjet dhe kjo gjë nuk ka ndodhur. As Mesi dhe as CR7-ta nuk janë dorëzuar, veçse tashmë Levandovski i ka zënë vendin si pjesëtar i treshes më të mirë të botës. Jo vetëm kaq, por Haland dhe Mbape pretendojnë ta kalojnë dhe francezi po cilësohet që tani si njeriu kryesor i Paris SG. Nejmar ka shansin e fundit që të tregojë se mund të jetë numri 1 i botës. Ai duhet të udhëheqë PSG-në drejt titullit në Champions dhe të shkëlqejë fort. Në moshën 29-vjeçare nuk i mbetet shumë kohë në dispozicion.

Sfidanti.al