Vidal, ëndrra me ngjyrat kuqezi: Shpresoj të vesh fanelën e Flamengos

Arturo Vidal në këtë moment po punon për t’u riaftësuar pas operacionit në gju, por në të ardhmen ai mund të veshë ngjyrat kuqezi. Pas një sezoni të kushtëzuar nga problemet fizike, por edhe nga një sjellje që ndonjëherë ishte e gabuar që ka bërë që të humbasë vendin si titullar, mesfushori kilian në verë mund t’I thotë lamtumirë Interit me të cilin ka edhe një vit kontratë si dhe opsionin për rinovimin e saj edhe për një vit tjetër, për të veshur fanelën e ëndrrave të tij; atë të Flamengos.

Dashuria e Vidal për klubin brazilian nuk është mister, por këtë radhë ajo e futbollistit për ESPN Brasil gjatë një dialogu me bashkëkombasin e tij Mauricio Isla, ishte një deklaratë e vërtetë dashurie.

‘Jam i lumtur që të shoh të veshësh fanelën më të rëndësishme të Amerikës së Jugut. Një ditë shpresoj të kem mundësinë që ke ti-u shpreh Vidal.

‘Po ka dëshirë të luajë te Flamengo prej 2 vitesh, thotë gjithnjë që i pëlqen Flamengo. I pëlqejnë tifozët, i pëlqen Brazili-konfirmoi edhe Mauricio Isla.

Në këtë pikë, pengesa është pagesa; vitin e ardhshëm paga e Vidal te Interi shkon në 6.5 milionë Euro, një shifër që klubi brazilian nuk mund t’ia lejojë vetes ta paguajë. Kjo shpjegon se për transferimin e Vidal te Flamengo, vështirësitë do të jenë të shumta, pa harruar këtu faktin se nëse kiliani largohet në qershor, Interi do të humbasë përfitimet fiskale që kanë të bëjnë me dekretin e rritjes.

Sfidanti.al