Danimarka, gati të presë 11 mijë tifozë për ndeshjet e Evropianit

Danimarka do të presë të paktën 11 mijë tifozë për 4 ndeshjet që janë programuar të zhvillohen në Kopenhagen për Evropianin e Futbollit të këtij viti që do të zhvillohet në 12 qytete të kontinentit. ‘Kampionati Evropian i Futbollit është një  event unik dhe historik në Danimarkë-tha nëpërmjet një komunikate, ministri i Sporteve dhe Kulturës, Joy Mogesen-për këtë arsye, qeveria vendosi të lejojë hyrjen e 11-12 mijë personave në 4 ndeshjet qe janë në kalendar në ‘Parken’’.

Numri i tifozëve në stadium mund të errritet ose të reduktiohet në varësi të evoluimit të pandemisë. Ndeshjet e parashikuara për t’u zhvilluar në Kopenhagen janë: Danimarkë-Finlandë, Danimarkë-Belgjikë dhe Rusi-Danimarkë. Atyre iu shtohet edhe një ndeshje e 1/8 të finaleve të kompeticionit.

‘Kemi informuar Federatën Daneze të futbollit dhe UEFA se mund të ndalohet hyrja e tifozëve në stadium nëse përhapja e infeksionit do të vijojë ende dhe nëse në aspektin shëndetësor do të jetë e pamundur lejimi  I tyre në shkallët e impiantit-shtoi ministri në komunikatën e tij

Sfidanti.al