Anglia bën provë me 8 000 tifozë në “Uembli” për finalen

Do të jenë Totenhemi e Mançester Siti, dy skuadrat e para ishullore që do të luajnë në prani të publikut pas një ndërprerjeje kaq të gjatë. Autoritetet britanike vendosën të bënin një provë me 8 000 tifozë në stadiumin “Uembli” në finalen e Kupës së Ligës për të parë nëse mund të ketë rikthim të njerëzve në futboll edhe në kohën e koronavirusit. Shifra është më pak se 10 për qind e kapacitetit prej 90 000 vendesh, ndërsa raportohet se shumica e biletave do t’u jepen punonjësve të shëndetësisë si dhe banorëve aty rrotull. Totenhemi e Siti do të marrin vetëm një të katërtën e sasisë. Finalja e Kupës së Ligës luhet në 25 prill, ndërsa që nga 17 maji pritet që të ketë lehtësim për kthimin e tifozëve në stadiume në tërësi.

Sfidanti.al