Në botën e futbollit ndodhin gjëra të paimagjinueshme e ndonjëherë edhe qesharake. Është ky rasti i përfaqësueses së Kamerunit ku në mënurë të cuditshme vihet re se nuk figuron emri i Choupo Moting në listën e të grumbulluarve, një futbollist që ka zhvilluar 53 ndeshje me kombëtaren e tij duke shënuar 13 gola dhe që ka qenë gjithnjë I pranishëm në impenjimet e Kamerunit.
Ishte e përditshmja ‘Bild’ që bëri të ditur fillimisht se mosgrumbullimi i Choupo Moting me kombëtaren kameruneze është një gabim njerëzor dhe jo një vendim teknik. Anëtari i Federatës Kameruneze i ngarkuar që të dërgonte emailin për grumbullimin e tij futbollistit dhe klubit (në këtë rast Bayernit të Mynihut), por ai gaboi….dhe ia dërgoi emailin vetes së tij. Kështu që Choupo Moting nuk do të mund të luajë me përfaqësuesen e tij dy ndeshjet kualifikuese për Kupën e Afrikës me Cape Verde dhe Ruandën
Sfidanti.al