Agjenti i Hysajt e largon nga Napoli: Por do të varet nga trajneri

‘Kritikat ndaj Gattusos dhe skuadrës kanë qenë të padrejta. Napoli pot ë kishte të gjithë lojtarët në dispozicion që nga fillimi i sezonit do të ishte duke luftuar për titullin. Paraqitje në ndeshjen me Romën tregoi se këto kritika ishin të padrejta’-Kjo është ajo që ka deklaruar, Mario Giuffredi, agjent i Hysajt por edhe Do Lorenzos e Mario Rui, për Radio Marte pas fitores së Napolit në Olimpico.

Më pas Giuffredi foli për situatën e mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare Elseid Hysaj te Napoli.

‘Hysaj?Tregoi edhe njëherë se është një profesionist, mirënjohës ndaj Napolit dhe klubit për 5 vitet e qëndrimit të tij-tha Giuffredi-besoj se në 99.9% aventura e tij këtu është mbyllur, po flasim me klube të tjerë, po shohim të tjera situata. Për momentin nuk dihet kush do të jetë trajneri. Ka një 0.1% mundësi që ai të qëndrojë por, por varet nga ai që do të jetë trajneri i ri’.

Sfidanti.al