Roma, Friedkin të zhgënjyer nga Fonseca, Allegri në pole, Sarri drejt Napolit

Humbja në shtëpi ndaj Napolit në kampionat ka lënë një tjetëer gjurmë te Roma. Problemet e personalitetit dhe rendimenti i dobët në ndeshjet direkte që u nënvizuan edhe nga vetë trajneri Fonseca, po kushtëzojnë këtë kampionat të verdhekuqve që janë në vendet e larta të klasifikimit, por ka vënë në diskutim të fortë cështjen e drejtimit të skuadrës nga trajneri. Objektivi Champions është ende i arritshëm për Romën, por rendimenti jokonstant është akuza e parë që ngrihet mbi Fonsecan që mund të largohet nga posti i tij në fund të sezonit

Edhe pse në arenën evropiane Roma është e vetmja skuadër italiane që është në lojë, figurat e shëmtuara të bëra në ndeshjet me rivalet direkte në kampionat Ie kanë zhgënjyer familjen Friedkin që kanë venosur të mos bëjnë ndryshme gjatë këtij sezoni duke e shtyrë diskutimin e ndryshimit të trajnerit për kampionatin e ardhshëm, pavarësisht rezultateve që do të regjistrojë Roma deri në muajin maj.

Nëse Roma kualifikohet në Ligën e Kampioneve, atëherë Fonsecës i rinovohet kontrata në mënyrë automatike. Por pavarësisht kësaj, drejtuesit e klubit verdhekuq kanë vendosur të bëjnë ndryshime për të përforcuar skuadrën, por për një trajner të ri dhe në pole position është Max Allegri

Roma ka hyrë në kontakt me Allegrin që në shtator dhe raportet kanë mbetur të mira. Allegri është i disponueshëm dhe pas 2 vitesh pushim, sic e tha ai vetë, ka dëshirë të kthehet në rolin e trajnerit, me Romën që do të ishte një provë stimuluese duke qenë se është një skuadër për t’u administruar.

Projekti mbetet për t’u diskutuar ashtu sikurse edhe cështja e pagës. Për më tepër, shifrat flasin qartë për Fonsecën që në përballjet me të mëdhatë e Serisë A janë për të ardhur keq; 3 suksese në 21 ndeshje me to në 2 vitet e tij me verdhekuqtrë, shumë pak për të mos menduar ndryshimet në stol.

U fol edhe për një interes për Sarrin që kërkohet edhe nga Fiorentina, por që konsiderohet si kandidati kryesor për të marrë vendin e Gennaro Gattusos te Napoli. Sipas medias italiane kanë De Laurentiis dhe trajneri kanë hyrë tashmë në kontakte dhe rikthimi i bujshëm i Sarrit duket se është më shumë se një hipotezë.

Sfidanti.al