Jorge Lorenzo zbulon: Me anë të një klauzole në 2012 do kisha bërë që Rossi të tërhiqej

Ishte viti 1998 kur Peter Howitt mahniti publikun me filmin ‘Sliding Doors’ që tregon sesi detaje të vogla mund të ndryshojnë përgjithmonë jetën. Në rastin e protagonistes Helen të interpretuar nga Gwyneth Paltrow, i mjaftonte të merrte apo jo metronë për të ndryshuar ekzistencën e saj. Ndoshta edhe Jorge Lorenzo, një admirues i kinematografisë, duhet ta ketë parë atë film dhe ndoshta e ka bërë paralelizmin me të duke menduar një moment kyc të karrierës së tij.

Dhe faji është një zgjedhje e bërë në 2012 që ka të bëjë me të dhe Valentino Rossin dhe që Lorenzo e tregon në një intervistë për ‘El Mundo’.

‘Valentino ka thënë gjithnjë se në 2012, pas aventurës me Ducatin, ishte duke menduar tërheqjen-shtoi Lorenzo-në atë kohë isha duke fituar titullin tim të dytë në MotoGP dhe isha piloti nr.1 i Yamahas. Do të më jepnin gjithcka që të qëndroja atje. Po t’ia kisha dalë që të përfshija një klauzolë në kontratë për të mos patur Rossin shok skuadre, ai tani do të ishte tërhequr, kurse unë ndoshta do të isha akoma piloti kryesor i Yamahas’.

Historia tregon se Lorenzo fitoi titullin e fundit në 2015 pas polemikave të shumta me Rossin dhe u largua nga Yamaha për të shkuar  te Ducati e më pas te Honda

Sfidanti.al